Pse mungoi Erion Veliaj në takimin me Ramën? Kryeministria: Shkak ishte nderimi i…

Teksa kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje me kryebashkiakët, ajo që u vu re ishte mungesa e Erion Veliajt.

Por kryeministria ka sqaruar me anë të një njoftimi se arsyeja e mungesës së tij ishte pasi Veliaj ishte në ceremoninë e dorëzimit të çelësit të Tiranës për ish-ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu.

Po ashtu theksohet se Veliaj u përfaqësua në takimin me Kryeministrin nga Nënkryetarja e Bashkisë Frida Pashako

Njoftimi i kryeministrisë:

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ishte i ftuar në mbledhjen që zhvilloi Kryeministri Rama me kryetarët e bashkive paraditen e së mërkurës në Kryeministri. Për shkak të agjendes dhe aktivitetit të parashikuar për nderimin e ish-ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Aleksander Arvizu me “Çelesin e qytetit”, z. Veliaj u përfaqësua në takimin me Kryeministrin nga Nënkryetarja e Bashkisë, znj. Frida Pashako.

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot kryebashkiakët për përshpejtimin dhe monitorimin e procesit të legalizimit, si prioritet i qeverisjes qendrore dhe asaj lokale. Gjatë mbledhjes Rama është fokusuar te procesi i legalizmit si dhe te turizmi në vendin tonë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT