Thirrjet raciste në ndeshjen e parë/ Tifozët e Egnatias “hakmerren” ndaj boshnjakëve në mënyrën më të bukur (FOTO)

Egnatia luan sot ndeshjen e kthimit në fazën e parë të kualifikueseve për në Ligën e Kampionëve, kundër skuadrës boshnjake Banja Luka.
Edhe pse pjesëmarrja nuk është shumë e lartë, tifozët e Egnatias, të pranishëm në “Elbasan Arena”, vendosën t’i kundërpërgjigjeshin racizmit të boshnjakëve të Banja Lukës në ndeshjen e parë me flamuj kuqezinj, teksa, para fillimit të ndeshjes, ishin afro 100 flamuj të Shqipërisë që u shpalosën nga tifozët rrogozhinas. Nuk mungoi as një banderolë ku shkruhej: “Luftojmë për shqiptarinë”.
Egnatia e ka humbur ndeshjen e parë me rezultatin 1 me 0, teksa në takimi ne sotëm po udhëheq me një gol.
Takimi i parë u dominua nga tensioni, teksa ndeshja u ndërpre për disa momente pasi tifozët boshnjakë nisën thirrje kundër shqiptarëve dhe kundër Kosovës.