“Nëse je duke vdekur…”/ Habit shefja e Onkologjikut: Të jesh me kancer s’do të thotë se je e paaftë për punë

Shefja e Onkologjikut Silvana Çeliku sot në komisionin e Shëndetësisë ka raportuar pas skandalit që shpërtheu te Onkologjiku, ku bëhej pazar me pacientët me tumor.
Gjatë fjalës së saj, Çeliku ka bërë një deklaratë të papritur, teksa tha se të sëmurët me kancer janë të aftë të shkojnë në punë dhe nuk kanë nevojë që të marrin KEMP.
“Ne jemi i vend i vetëm në botë që nuk kemi radhë pritje, 2-3 javë nuk quhet radhë! A ka mungesa? Po ka, këtë nuk e fshehim. Problemi i KEMPI-t unë kam opsionin tim pastaj… të sëmuresh me kancer nuk do të thoshte se je e paaftë për punë. A, kur je duke vdekur, këtu pastaj ndryshon..!”- tha Çeliku.