Firmoset marrëveshja për ndërtimin e parkut të parë eolik në Shqipëri! Së shpejti edhe dy të tjera

Shqipëria ka firmosur marrëveshjen me kompaninë austriake, Verbund AG, për ndërtimin e parkut të parë eolik në vend.

Marrëveshja u firmos nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Balluku u shpreh se së shpejti do të firmosen edhe dy kontrata të tjera të cilat plotësojnë sasinë maksimale të përfituar nga ankandi i zhvilluar për ndërtimin e parkut eolik.

“Firmosëm sot me Verbund AG, kompaninë austriake, marrëveshjen për ndërtimin e parkut të parë eolik në Shqipëri, i arritur përmes ankandit të zhvilluar, i cili u përmbyll me sukses të plotë pak kohë më parë. Së shpejti do të firmosim edhe dy kontratat e tjera të cilat plotësojnë sasinë maksimale të përfituar nga ky ankand”, shkruan Balluku në Facebook.

Ministria ka dhënë disa licenca deri më tani për ndërtimin e parqeve eolike, që do të shfrytëzojnë erën për të prodhuar energji elektrike nëpërmjet turbinave. Këto parqe pritet të ndërtohen në disa zona të ndryshme të Shqipërisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT