“Të jesh me kancer s’do të thotë që s’je e aftë për punë”/ Deklarata SHOKUESE e shefes së Onkologjikut: Të jesh duke vdekur po…

Shefja e spitalit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, Silvana Çeliku ka bërë një deklaratë shokuese teksa ka raportuar ditën e djeshme në Komisonin e Shëndetësisë.
Ky raportim erdhi pas skandalit që përfshiu spitalin që drejton ku disa mjekë bënin biznes me jetën e pacientëve.
Gjatë fjalës së saj teksa fliste për trajtimin me KEMP të pacientëve me sëmundje tumorale ajo u shpreh se të jesh me kancer nuk do të thotë që nuk je e aftë për punë.
Sipas zonjës Çeliku vetëm nëse je duke vdekur është tjetër çështje.
Nga ana tjetër Silvana Çeliku ka pranuar se në spitalin Onkologjik ka dhe do të ketë mungesa në medikamente.
“Unë do të them që jemi vendi i vetëm në botë që nuk kemi radhë pritjeje. Dy javë, tre javë nuk quhen radhë pritjeje. A ka mungesa? Ka pasur dhe do të ketë, nuk kemi pse ta fshehim. Problemi i KEMP-it, unë kam opsionin tim pastaj të kësaj gjëje. Të sëmuresh me kancer nuk do të thotë që je e paftë në punë. Në je duke vdekur, ndryshon.”- u shpreh shefja e Onkologjikut Silvana Çeliku.