38-vjeçari francez vdes në Sazan në sy të gruas dhe vajzës (VIDEO)

Një turist francez në ishullin e Sazanit  është ndjerë keq  dhe ka ndërruar jetë.

Turistit iu dha ndihma e parë nga pjesëtarë të bordit të skafit por dhe turistë dhe qytetarë të Vlorës të ndodhur pranë.

Francezi mësohet të jetë i moshës 38 vjeç,ndërsa vuante  nga probleme të zemrës.

Ai ishte në Sazan me familjen e tij ,bashkëshorten  dhe vajzën e vogël 6 vjeç.

38-vjeçari është nisur urgjent drejt Spitalit të Vlorës,gati pa shenja jete.

Mungesa e ndihmës së shpejtë,  prezenca e një  mjeku apo një qendre kujdesi në këtë zonë turistike , rrit riskun e asistimit për ndihmë mjeksore.

Ndërkohë mësohet se turisti ka shkuar pa jetë në spitalin e Vlorës.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT