Gazetari nga Kosova shkruan për detin në veri të Shqipërisë: Çmimet janë si në Prishtinë

Muhamet Hajrullahu, gazetar, ka shkruar një status, në të cilin ka folur për çështjen e çmimeve në bregdetin shqiptar.
Sipas tij, çmimet në pjesën veriore të Shqipërisë janë si në Prishtinë.
Më tutje, Hajrullahu vlerësoi se ka edhe propagandë në lidhje me shtrenjtimin e çmimeve në bregdetin shqiptar.
“1. Çmimet janë rritur si në Kosovë e si në Shqipëri. Gjithë çmimet në jug kanë qenë më të shtrenjta si fjetja, ushqimi e edhe çadrat.
Ne ishim në pjesën veriore dhe çmimet janë si në Prishtinë. Kafe e ujë nga 1 euro. Çadra gjen me 5, 10, 15 e 25 euro” – ka shkruar ai, ndër të tjera.