Gazetari: Agjenci turistike të lidhura me resortet në Greqi, që paguajnë mediat për të thënë se Shqipëria është e shtrenjtë!

Në emisionin Repolitix në Report Tv, gazetari Flogert Muça u shpreh se ka agjenci turistike të lidhura me resorte në Greqi, të cilat paguajnë media të ndryshme shqiptare për të publikuar artikuj që të njollosin sektorin e turizmit në Shqipëri. Muça tha për gazetarin Denis Minga se ka një propagandë të okrestuar kundër turizmit.

“Ka propagandë të orkestruar dhe që bien pre e asaj. Momenti kulminant kur njerëzit shkojnë për të bërë pushimet janë pas 15 korrikut.

Të vijosh dhe të thuash se në Korfuz është me lirë se në Shqipëri kjo është e pavërtetë. Ka plazhe në Shqipëri që është shumë më lirë, kjo është propagandë që ju e bëni pa qëllim dhe i shërben turizmit të huaj.

Kompani turistike shqiptare që janë të lidhura me rezorte në Greqi paguajnë në mediat shqiptare lajmë që thonë se Shqipëria është shtrenjtë, është e pisët . Mua më është ofruar dhe e kam refuzuar.”- tha Muça./L.F-dritare.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT