Deklarata e Belerit në Greqi/ Sidi Hasanaj: Berisha ra në gropën që hapi për Ramën!

Anëtari i Kryesisë së PD-së Euroatlantike, Sidi Hasanaj i ftuar në DritareTV komentoi deklaratën e Belerit kur vajti në Greqi që tha se nëna helene mbron himarjotët. Hasanaj tha se Berishës i ka ngelur një njollë e madhe, pasi këtë deklaratë e bëri kandidati që kishte ai me Metën për kryetar bashkie të Himarës.

“Berishës sot i ka ngelur një njollë e madhe. Është deklarata që bëri Fredi Beleri sapo shkoi në Greqi. U tha: “Nëna Greqi, nëna jonë helene mbron himarjotët.”

Sido që të jetë i proklamuar Beleri, grek apo minoritet ai është kandidat i Berishës. Me Belerin Berisha donte t’i bënte gropën Ramës. Por ra vetë në atë gropë.”, tha Hasanaj./K.C/dritare.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT