E FUNDIT/ Thirret në SPAK ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është thirrur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mësohet se Lleshaj është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për një çështje që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Ende nuk dihet se për çfarë çështjeje bëhet fjalë konkretisht, ndërsa mësohet se ish-ministri ka qëndruar në SPAK për rreth një orë.

Kujtojmë se Lleshaj ka shërbyer si Ministër i Brendshëm nga 16 nëntori i 2018 deri më 10 dhjetor 2020, kur dha dorëheqjen, pas protestave që shkaktoi vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT