Kurti i prerë: Heqim taksën 100%, i bllokojmë tërësisht mallrat serbe me parimin e reciprocitetit

Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga LVV-ja, parti e cila është e para në bazë të votave të rregullta të numëruara nga KQZ-ja, ka thënë se tarifën ndaj mallrave serbe do ta kthejë në reciprocitet.

Ai tha se në takimin e sotëm me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, nuk ka biseduar për këtë çështje sepse, siç tha ai, këtë çështje ia ka sqaruar atij edhe më herët.

Nuk më ka pyetur fare Kosnetti për tarifën. Kam thënë edhe më herët se tarifa nuk është politikë e VV-së, por është reciprociteti i plotë. Nëse Serbia dëshiron të bëjë diçka direkt për serbët e Kosovës, duhet edhe ne të kemi të drejtë të bëjmë të njëjtën gjë për shqiptarët e Luginës. Si bëhet që ti i vë tarifë Serbisë, e ty të rritet deficiti tregtar. Kjo ka ndodhur sepse Qeveria e kaluar nuk ka biseduar me biznesin privat. Kur e vuri tarifën, filluan Vuçiqat e Daçiqat të kërkojnë heqjen, por s’e hoqën. Po të kishin propozuar qeveria jonë reciprocitet në vend të tarifës, do të na kishin pasur mbrapa. Pas vendosjes së masave të reciprocitetit, hiqet tarifa. Parimi i reciprocitetit është i duhuri. Këta dëshirojnë të imitojnë disa presidentë të mëdhenj të kohës sonë. Tarifa është kriter i të fuqishmit. Me reciprocitet bëhemi të fuqishëm pa u krekosur. Kryeministri ngjante më shumë kokëfortë sesa parimor, e në qeveri duhet të jesh parimor”, theksoi Kurti. /Koha.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT