Rama thirrje emigrantëve në Greqi: Kthehuni në Shqipëri! Bëni këtë gjë, do dilni të fituar…

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë, kryesisht atyre që jetojnë në Greqi që të kthehen për të punuar në atdhe.
Rama u siguroi emigrantëve se në Shqipëri ka vende pune që paguhen njësoj si në vendet e tjera të Bashkimit Europian. Për emigrantet që punojnë në turizëm, Rama theksoi se në fund të muajit bilanci i të ardhurave do të jetë më i lartë nëse vijnë dhe punojnë në atdhe.
“E thënë ndryshe sot pa asnjë diskutim, në industrinë e turizmit në Shqipëri, jo vetëm që ka vende pune, por ka vende pune me gatishmërinë për të paguar njësoj si në vendet rreth e rrotull.
Ata që punojnë në sektorin e turizmit në Greqi dhe që po të kthehen dhe të angazhohen në sektorin e turizmit në Shqipëri, pa diskutim që në fund të muajit do të kenë një bilanc të ardhurash më pozitiv, sepse do të jenë pranë shtëpisë së tyre, do të kenë shpenzime shumë më modeste transporti, do të kenë taksa shumë më të ulëta, e kështu me radhë”, tha Rama.