Masakra në Memaliaj! Reagon Ministri Balla: Të zbardhet sa më shpejt, ngjarjet e vjetra kriminale rrezik për të reja

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në rrjetet sociale pas atentatit tragjik në Memaliaj, ku u raportuan tre persona të vrarë dhe një i plagosur.

Ai ka kërkuar që drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit të angazhohen intensivisht për zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes, duke theksuar se ngjarjet e vjetra kriminale mund të sjellin rrezik për ngjarje të reja.

Ministri Balla ka informuar se drejtuesit e Policisë së Shtetit janë tashmë në Memaliaj për të koordinuar hetimet dhe siguruar se drejtësia do të bëhet sa më shpejt.

“Është detyrë kryesore e Policisë së Shtetit parandalimi i ngjarjeve kriminale, duke vlerësuar rrezikun dhe u angazhuar në zbardhjen e ngjarjeve të vjetra kriminale. Janë këto ngjarje të vjetra kriminale rrezik potencial për ngjarje të reja. Ndërsa drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit janë në Memaliaj ku presim zbardhjen sa më parë të jetë e mundur, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë sapo ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale. Falë reagimit në kohë janë sekuestruar armët e zjarri dhe mina me telekomandë, të cilat do të përdoreshin dhe është ndaluar në flagrancë autori i dyshuar”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT