Tifozët e Crvena Zvezdës ia mësyjnë Kosovës, mbërrijnë në kufi (Video)

Tifozët e Crvena Zvedës, të njohur si “Delije” ia kanë mësyrë Kosovës, për ta mbështetur ekipin e tyre të zemrës, i cili është paraparë të luajë sot në Kosovë kundër Trepçës serbe, në kuadër të Kupës së Serbisë. Por, tifozët serbë nuk pritet të lejohen të futen në territorin e shtetit tonë.
Një grup tifozësh të Crvena Zvezdës ia kanë mësyrë sot Kosovës.
Në fakt, tifozët e njohur me emrin “Delije” synojnë të futen në territorin e Republikës së Kosovës për ta mbështetur ekipin e tyre të zemrës, i cili është paraparë të luajë sot në Kosovë ndaj Trepçës serbe në kuadër të Kupës së Serbisë.