8 parti në garë për bashkinë e Himarës! Ja forcat politike që kanë bërë kërkesë për tu regjistruar në zgjedhje

Vetëm 8 forca politike kanë bërë kërkesë për tu regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale në bashkinë Himarë.
Mësohet se 7 prej subjekteve politike u regjistruan më herët (PS, PL, PR, PDK, PBK, PBDNJ dhe FRD), ndërsa Partia Demokratike e ka bërë kërkesën për regjistrim e fundit. Kujtojmë se dy kandidatët që do të garojnë në zgjedhje janë Vangjel Tavo i PS-së dhe Petro Gjikuria i koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’.
Forcat politike që kanë bërë kërkesë për t’u regjistruar në zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë:
- Partia Socialiste e Shqipërisë (PS);
- Partia Demokratike e Shqipërisë (PD)
- Partia e Lirisë (PL);
- Partia republikane (PR);
- Partia Demokristiane (PDK);
- Partia Balli Kombëtar (PBK);
- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ);
- Fryma Re Demokratike (FRD);