“21 Janari”/ Bashkëshortja e Aleks Nikës përfundon dëshminë në SPAK: Dhashë disa fakte që…

Ka përfunduar dëshminë në SPAK bashkëshortja e Aleks Nikës, i cili u vra në protestën e 21 Janarit 2011 në bulevardin përballë Kryeministrisë.
“Dhashë fakte të reja që s’mund t’i bëj publike”, deklaroi ajo për mediat pas daljes nga ambientet e institucionit të drejtësisë.
Rajmonda Nika mbërriti në SPAK mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00 për të dëshmuar për 21 Janarin, gjashtë ditë pas Prokuroria e Posaçme rinisi hetimet. Ajo ishte e shoqëruar nga Mark Nika, xhaxhai i viktimës, i cili vijon të japë dëshminë e tij në Prokurorinë e Posaçme.
Familjarët e viktimave të demostratës së 21 janarit 2011 kërkojnë që të dënohen dhe ish-funksionarët e shtetit që urdhëruan që të qëllohej me armë drejt protestuesve. Akuzat e tyre bien mbi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha. Çështja e 21 janarit po hetohet nga prokurori i posaçëm, Alfred Shehu.