Çmimet e larta/ Aktori Çun Lajçi, tregon si qëndron e vërteta: Ja plazhi më i lirë…

Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi ka reaguar pas komenteve të shumta rreth çmimeve të larta në bregdetin e Shqipërisë.

Lajçi ka shkruar që të mos e mashtrojnë popullin, kjo pasi sipas tij, çmimet në Shëngjin janë të njëjta sikur vitin e kaluar.

“Mos e mashtroni popullin o hilexhi, unë zbarkova n’Shëngjin të Ilir Dedaj në H.Marigona, dhe çmimet i gjeta ato që i lash vitin e kaluem! Mos u bani inatçor e mashtrues, se si n’Shqipni nuk gjeni edhe nji vend tjetër për xhepat tonë të shtjerrun! Ah det kaltrosh e qiell i shqipeve, kurrë mos mbetshim pa ty!”, shkruan aktori Çun Lajçi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT