“PS nuk pranon hapjen e listave”/ Çuçi foli për marrëveshje, Bardhi tregon çfarë po ndodh me Reformën Zgjedhore

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pas përfundimit të mbledhjes, në një deklaratë për media tha se mazhoranca nuk pranon hapjen e listave me 100%, e propozuar nga opozita për Kodin Zgjedhor.
“Propozimi jonë ka qenë që listat do duhet të jenë hapura, propozimi i ardhur zyrtarisht vijon të mbajë të njëjtën situatë, pra listat janë të mbyllura. Propozimi jonë ka qenë të eksplorojmë mundësinë të hapim listat e kandidatëve për deputetët. Kërkohet një shumicë e cilësuar në Kuvend. Formula 1/3 dhe 2/3 është minimumi që garanton kushtetuta.
Kemi propozimin maksimal me hapjen e listave 100%, por do shtyjmë sa të mundemi, për hapjen e listave, meqë pala tjetër refuzon për hapje të plotë të listave. Orët në vijim do jenë deçizive. Uroj të kemi një proces transparent për të bërë më të mirën në interes të qytetarëve.”- tha Bardhi.
Kujtojmë se më herët gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi u shpreh se ishin drejt dakordësisë me opozitën për listat dhe votën e emigrantëve.