Plarent Ndreca i kallëzuar në SPAK për tenderat e rindërtimit të komisariateve? Ja si e komenton Bledi Çuçi

Në një konferencë me gazetarët, kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi, iu përgjigj disa pyetjeve që iu adresuan për çështje të ndryshme.

Ndër të tjera ai u pyet nëse është i vërtetë një lajm që qarkullon, ku thuhet se ka një kallëzim në SPAK ndaj deputetit Plerent Ndreca, që lidhet me rindërtimin e disa komisariateve në kohën kur ai ishte sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.

“Është një informacion që mund ta merrni pranë SPAK ose nga zoti Ndreca, nuk është informacion që mund ta ndaj unë. Di që Ndreca ka qenë në SPAK, të tjerat janë marrëdhënie të Ndrecës më SPAK.

Mund të konfirmoj se nuk ka asnjë kërkesë nga SPAK në lidhje me deputetin Nreca.”– tha Çuçi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT