“Më presin pacientët”/ Skandali tek Onkologjiku, mjeku Gashi kërkon lirinë: Po më pengoni…
Mjeku i Onkologjikut Edmond Gashi ka dalë sot para trupës së GJKKO, për t’u njohur me masën e sigurisë, së bashku dhe me mjekët e tjetër që akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka zbardhur dhe kërkesën e Gashit përpara gjykatësve, duke kërkuar që ti hoqët masa aktuale ‘arrest me burg’.
“Ju lutem hiqeni masën e sigurisë, po më pengoni të ushtroj profesionin e mjekut. Janë 50 biopsi që kanë dalë dhe presin ndërhyrje”, ka deklaruar ai.
Nga hetimi i kryer nga prokuroria, ka rezultuar se pacientëve të diagnostikuar me tumor nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe më pas drejtoheshin në klinika private.
Po ashtu, janë konstatuar raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi, nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur, duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.
Prokuroria thotë se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.