“Jemi drejt dakordësisë me opozitën”/ Bledi Çuçi tregon si do të votojnë emigrantët

Kryetari i grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi tha se me opozitën janë drejt arritjes së dakordësisë për votën e diasporës, por edhe për listat.

Në konferencë me gazetarët,  Çuçi tha se do votojnë jo vetëm emigrantët, por të gjithë shqiptarët që do të jenë jashtë vendit në momentin e votimit. Sipas tij ata do të votojnë në vendin ku ndodhet, por vota do numërohet në rezidencën që shtetasi ka në Shqipëri.

“Grupi i dialogut ka bërë një punë intensive, ka patur diskutime të shumta për disa çështje që na ka lënë detyrë GJK. Sa i takon votës së emigrantëve, me gjithë ato diferencat që kemi patur, në lidhje me sistemin që do përdorim për të drejtën e emigrantit për të votuar. Në diskutimet e fundit që kemi patur po gjejmë dakordësi. Ne draftin tonë e kemi, formula jonë ë2shtë e qartë, do votohet me postë, postën shqiptare ose me ndonjë postë tjetër si ta vendosë KQZ.

Kushti i vetëm është që të ketë adresë aty ku jeton apo banon. Kjo është e rëndësishme sepse duhet të dërgohet zarfi. Mënyra si do numërohet vota është e qartë, do numërohet aty ku ka rezidenën në Shqipëri shtetasi shqiptar. Për listën ka pasur diskutime me qëllime për arritjen e konsensusit për të adresuar vendimin e GJK. Të gjitha do shkojnë drejt një formule që garanton qartë formulën që ka Kushtetuta”,– tha Çuçi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT