Opozita bëhet bashkë kundër PS-së, Berisha koalicion me Metën, Dulen e Ndokën për Himarën

Partia Demokratike ka bërë kërkesë në KQZ për regjistrimin e koalicionit për zgjedhjet e pjeshme të Himarës, që do të mbahen më datë 4 gusht. Ky koalicion mban emrin “Bashkë Fitojmë” dhe përfshinë partitë PL, PDSH, PDK, PBDNJ, duke bërë bashkë kështu Berishën, Ilir Metën, Vangjel Dulen dhe Nard Ndokën.

Sot është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve. Ndërkohë sot KQZ do të mblidhet për të shqyrtuar 2 pr/vendime.

Projektvendim “Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të Grupeve të Numërimit të Votave, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

Projektvendim “Për delegimin e kompetencës Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor nr. 88, Bashkia Himarë, për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve zgjedhore, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 gusht 2024”.

Partitë e regjistruara për zgjedhjet e 4 gushtit në Bashkinë e Himarës:

1.Partia Socialiste e Shqipërisë (PS);

2. Partia e Lirisë (PL);

3. Partia Republikane (PR);

4. Partia Demokristiane (PDK);

5. Partia Balli Kombëtar (PBK);

6. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ);

7. Fryma Re Demokratike (FRD);

8. Partia Demokratike (PD);

9. Partia Agrare Ambjentaliste (PAA);

10. Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD);

11. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar (PBDSH).

Opozita bëhet bashkë kundër PS-së, Berisha koalicion me

Back to top button
LAJMET E FUNDIT