FOTO/ Rinovoi kontratën me Shqipërinë! Reagon për herë të parë trajnieri Sylvinho

Federata Shqiptare e Futbollit ka besuar përsëri në teknikun brazilian Sylvinho, duke e rikonfirmuar atë në drejtimin e Kombëtares për Botërorin e vitit 2026 në Amerikë. Sylvinho ka pranuar rinovimin e kontratës dhe do të vazhdojë të drejtojë ekipin kombëtar të Shqipërisë deri në dhjetorin e vitit 2025. Puna e tij pritet të rifillojë që nga shtatori me fazën e Ligës së Kombeve.
Pas firmosjes së kontratës së re me FSHF-në, Sylvinho ka shprehur gëzimin e tij në një postim në Instagram, duke theksuar gatishmërinë e ekipit për sfida të reja.
“Jam shumë i lumtur me rinovimin e kontratës së stafit tonë teknik deri në dhjetor 2025. Kjo është vazhdimi i punës së nisur para gati dy vitesh, me qëllim kualifikimin në Kampionatin Evropian, që u realizua me sukses. Ne treguam se jemi në nivelin e kundërshtarëve të tjerë në Euro 2024 dhe kemi dalë nga ky turne krenar për atë që arritëm. Tani, jemi të përgatitur të ecim përpara.”
Ky rinovim konfirmon besimin e FSHF-së te Sylvinho për të vazhduar të ndërtojë suksesin dhe të përfaqësojë Shqipërinë në ngjarjet e ardhshme ndërkombëtare të futbollit.