Stefanoviq: Do të bëjmë luftë të ashpër që Kosova të mos bëhet anëtare e Interpolit

“Delegacioni serb në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit në Kili do të luftojë deri në momentin e fundit që e ashtuquajtura Kosovë, e cila u ftua të marrë pjesë si vëzhguese, të mos bëhet anëtare e institucionit”, kështu ka deklaruar sot Ministri i Brendshëm i Serbisë Nebojsha Stefanoviq.

Sipas tij, historitë që Prishtina as nuk do të përpiqet të bëhet anëtar i Interpolit këtë vit ishin thjesht një lojë, shkruan Tanjug, raporton Klan Kosova.

Nga ana tjetër ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në Klan Kosova kishte deklaruar se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Interpol dhe ka hyrë në agjendë edhe pse me vështirësi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT