Gazetari i dhuron fjalor të gjuhës shqipe Vuçiç: Për t`u kuptuar më mirë në të ardhmen sesa në të kaluarën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç mori sot dhuratë fjalorin e gjuhës shqipe nga korrespondenti i TV Klanit, Idro Seferi.

Ekselencës së tij, Presidentit Aleksandër Vuçiç ia dhuroj fjalorin tim personal për t`u kuptuar më mirë në të ardhmen sesa në të kaluarën”, shkruan ai në dedikimin për fjalorin që ia dha gjatë një interviste që realizoi me kreun e shtetit serb.

Presidenti postoi një fotografi të dedikimit dhe dorëzimit të librit në llogarinë e tij në Instagram, “E ardhmja e Serbisë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav) on


Disa ditë më parë Vuçiç gjatë një interviste ju drejtua gazetarit shqiptar nëse e tha mirë një fjalë në gjuhën shqipe.

Vuçiç, gjatë një takimi me kandidatët e Listës Serbe në Beograd lexoi disa dokumente të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës (KQZ) në gjuhën shqipe:

“Lista e kandidatëve dhe subjekteve politike, me ç’rast i është drejtuar gazetarit nga Kosova, Idro Seferi, se a ka lexuar mirë?.“Seferi, a i thash mirë?”, ka deklaruar Vuçiç me buzëqeshje.

A po e shehë nëse ti mundesh në serbisht, mund edhe unë diçka të mësoj, por nuk jam aq i talentuar si Nenad Rashiç apo Rada Trajkoviç”, ka thënë Vuçiç.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT