Shqipëria dhe Kosova po e kërkonin me ngulm , talenti shqiptar nuk preferon kombin e tij

Futbolli i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, kanë marrë një lajm aspak të mirë. Futbollisti shqiptar, Mërgim Berisha, i cili po shkëlqen në futbollin austriak, është grumbulluar me kombëtaren e Gjermanisë U21.

Berisha është një nga lojtarët që është pëlqyer shumë si nga Federata shqiptare, ashtu edhe ajo kosovare, por atij tashmë i është dhënë mundësia me shpresat e Gjermanisë.

Megjithatë, duhet përmendur fakti se deri në momentin që Mergimi nuk debuton në ndeshje zyrtare me Gjermaninë A, ai ka mundësi që të ndryshojë kombëtare dhe të zgjedhë Shqipërinë ose Kosovën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT