“Lindët tradhtarë e do vdisni tradhtarë”, OMONIA ‘shpërthen’ ndaj drejtuesve të opozitës pas braktisjes së Gjikurisë

Një prej faqeve të Omonias, që mbështeste Petro Gjikurian, ka shpërthyer ndaj drejtuesve të opozitës.
Kjo, pasi këta të fundit e braktisën atë ditën e votimit, duke paralajmëruar humbjen e tij që pa nisur mirë gara.
“Tradhëtarë lindët, tradhtarë jeni e tradhtarë do vdisni. Mjerë vendi për njerëzit si ju. Turp”, thuhet në reagimin e një prej faqeve të Omonias në Facebook, që mbështet Gjikurian.
Opozita, në mënyrë të pazakontë, shpalli humbjen e kandidatit të saj në Himarë që në orët e para të ditës, me pretendime absurd.
Fillimisht thanë se kishin votuar dy pleq me kartë identiteti 50-vjeçare.
Ndërsa më pas u ankuan se nuk po lejoheshin të votonin dhjetëra qytetarë me karta të skaduara identiteti, duke pretenduar se ata ishin votues të tyre.