Zgjedhjet në Himarë për kryetarin e ri të bashkisë, përfundon orari zyrtar i votimit

Është mbyllur orari zyrtar i votimit në Himarë, ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie.

Në total 23 mijë qytetarë kishin të drejtën për të votuar për Vangjel Tavon nga PS ose Petro Gjikurinë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” në këto zgjedhje.

Tashmë, sipas ligjit, do të votojnë vetëm personat që kanë qenë në radhë dhe nuk kanë mundur të votojnë deri në orën 19:00.

Sipas të dhënave të përditësuara të KQZ, deri në orën 18:00 në Himarë kanë votuar 36.38 %, 8394 nga 20.190 qytetarë në listën e QV të raportuara për të zgjedhur kryetarin e bashkisë.

Ndërkohë më parë në KQZ është raportuar që votimi në dy QV në Kuç ka nisur me një orë vonesë në mëngjes.

6 mijë zgjedhës në Himarë nuk do mund të ushtrojnë të drejtën për të votuar për shkak se karta e tyre e identifikimit ka skaduar.

Dule konsideron edhe dekretin si të antikueshtetues, pasi është nxjerrë pa u shqyrtuar ankimimi i Fredi Belerit në KAS për shpalljen të pavlefshëm të mandatit të tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT