“Mos u shoqëroni me gratë shqiptare”/ Udhëzimet e “pazakonta” për italianët që do punësohen në kampin e Gjadërit

Teksa na ndan vetëm një muaj nga hapja e kampeve të emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin, në Itali po përgatisin gjithçka, madje deri në detaje.
“La Repubblica” ka publikuar një artikull të detajuar mbi hapjen dhe mënyrën se si do të funksionojnë këto kapmë, por gjithashtu ka publikuar edhe rregulloren me udhëzimet që iu janë dhënë italianëve që do të punësohen në kampin në Gjadër.
Manuali me rregullat iu është dorëzuar gjatë kursit të trajnimit për personat që do të dërgohen për të menaxhuar kampin e pritjes së refugjatëve në Gjadër përcaktohet nga mënyra se si të vishen deri tek pirja e kafes.
“Popullsia shqiptare është shumë mikpritëse, por duhet të merren parasysh disa masa paraprake të dobishme”– thuhet në artikull.
Disa prej rregullat etike që duhet të ndjekin:
- Shqiptarëve nuk u pëlqen të nënvlerësohen në kuptimin që të mos të paraqiteni kurrë me një qasje epërsie.
- Ata janë një popull modest, prandaj lakuriqësia apo veshja e ekzagjeruar në publik nuk është e mirëpritur.
- Shmangni shoqërimin me gratë shqiptare në të gjitha kuptimet. Është një shoqëri më konservatore, sidomos në veri të vendit. Burri që e njeh ose e sheh gruan e tij duke u shoqëruar me një burrë tjetër mund të reagojë keq.
- Shqipëria është një vend shumë i sigurt, nuk ka mikrokrim (as vjedhje, as grabitje, as ngacmime seksuale). Prandaj shmangni mosbesimin.
- Në Shqipëri nuk ka fanatizëm fetar. Pavarësisht se është një vend me shumicë besimi mysliman (mbi 50% të popullsisë), ka bashkëjetesë paqësore.
- Konsumimi i kafes nuk është në banak, por vetëm ulur, në restorante përmbajuni menusë, kërkesat për ndryshime nuk janë të mirëpritura.
- Kini kujdes se si flisni… pothuajse të gjithë shqiptarët dinë italisht!.