Kërkoi lirinë në këmbim të 5 mln lekë/ Çfarë vendosi Apeli i GJKKO për Ilir Beqajn

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë për ish-ministrin Ilir Beqaj, dhe 6 tjerë të akuzuar për çështjen e SASPAC.

Si një person nën hetim për korrupsion, fshehje pasurie, mashtrim dhe shkelje e barazisë në tendera Beqaj mori statusin e të paraburgosurit në muajin korrik dhe për shkak të detyrës që ka mbajtur si drejtor i përgjithshëm i SASPAK. Përmes kësaj agjencie SPAK dyshon se ish funksionari bashkë me koordinatorin Ermal Kurtulaj edhe ky në burg si dhe pesë persona të tjerë abuzuan me fondet e bashkimit europian duke tjetërsuar destinacionin e tyre

Gjatë seancës maratonë Ilir Beqaj kërkoi masë detyrim paraqitje ose alternativën e garancisë pasurore përballë pesë milionë lekëve. Por arma më e fortë e Beqajt ishte një fjalim i gjatë me prova qe gjatë gjyqit kundërshtojnë provat e SPAK të cilin e akuzon se e hetoi qëllimisht.

Ilir Beqaj kërkoi t’i shtrojë disa pyetje SPAK, por gjykata nuk pranoi duke i kujtuar atij pozitën qe ka si një person nën hetim e nga ana tjetër edhe fazën ku gjendet çështja qe nuk është në gjykim themeli. I dyshuari tjetër Ermal Kurtulaj kërkoi heqje të arrestit jo vetëm sepse sipas tij nuk ka prova por edhe sepse ka shkaqe familjare për të cilat ai duhet të jetë i pranishëm në shtëpi.

Automatikisht masa tjetër ndaj Beqaj që është detyrim paraqitje për dosjen e sterilizimit është bërë nul, pasi ish-ministri gjendet në pamundësi për të dalë para një oficeri të premteve përsa kohë adresa e tij tanimë dihet, është qelia e paraburgimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT