Superjahtet e themeluesit të WhatsApp, ankorohen në Portin e Durrësit

Jan Koum, themeluesi i WhatsApp, ka lundruar në portin e Durrësit me dy superjahtet e tij luksozë. Jahti kryesor, “Moonrise”, është një motorjaht i jashtëzakonshëm rreth 100 metra i gjatë, i ndërtuar nga Feadship, një markë prestigjioze holandeze.
Ky jaht është lansuar në vitin 2020 dhe është i njohur për luksin dhe teknologjinë e tij të avancuar.
Superjahti mbërriti në Durrës nga Palma De Mallorca e Spanjës, dhe është raportuar se Jan Koum ndodhet në bordin e tij. Jahti tjetër i Koum, “Nebula”, shërben si anije ndihmëse për “Moonrise”, duke ofruar mbështetje dhe mundësi të tjera gjatë udhëtimit të tij të luksshëm.