ALARMI për “Ethet e Nilit”! Reagon Ministria e Shëndetësisë: Qëndroni të qetë, por…

Në spitalin Infektiv në QSUT, në Tiranë janë të shtruar 9 pacientë me moshë mbi 70 vjeç të prekur nga virusi I Nilit Perëndimor. Ethet e Nilit u rikthyen në vendin tonë pas 13 vjetësh duke shkaktuar deri tani 3 te vdekur dhe 17 te infektuar.

Për këtë situatë ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë duke thënë se është mirë të qëndrojmë vigjilent ndaj virusit pasi merret prej pickimit të mushkonjave.

“Qëndroni të qetë, por vigjilentë. Rritni ndërgjegjësimin dhe zbatoni masat mbrojtëse.
Infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht nga pickimet e mushkonjave të infektuara. 80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma, ndërsa 20% përjetojnë ethe dhe dhimbje. Vetëm 1% zhvillojnë forma të rënda.
MSHMS sëbashku me ISHP dhe Operatorin e Kujdesit Shëndetësor ka marrë masat duke kryer procesin e dezinsektimit dhe kryen monitorimin etomologjik periodik në të gjithë vendin. Mbroni veten dhe familjen tuaj! Për më shumë informacion rreth virusit linku më poshtë.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT