Gallant mesazh në arabisht libanezëve: Izraeli dëshiron paqe, mësoni nga e kaluara

Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant postoi një mesazh të pazakontë të drejtpërdrejtë për popullin libanez në llogarinë e tij në X, duke i paralajmëruar ata për rreziqet me të cilat përballen nëse Hezbollahu zbaton kërcënimet e tij për të nisur një sulm në shkallë të gjerë kundër Izraelit.

“Qytetarët e Libanit, Irani shiit dhe ata që i nënshtrohen ideologjisë së tij, të udhëhequr nga Hezbollahu, kanë marrë peng Libanin dhe popullin e tij për hir të interesave të ngushta sektare”, tha Gallant në mesazhin në gjuhën arabe.

“Shteti i Izraelit dëshiron paqe, prosperitet dhe stabilitet në të dy anët e kufirit verior dhe për këtë arsye në asnjë mënyrë nuk do të lejojë milicinë e Hezbollahut të destabilizojë kufirin dhe rajonin. Nëse Hezbollahu vazhdon agresionin e tij, Izraeli do ta luftojë atë me të gjithë forcen”, shtoi ai.

“Kujtoni keqardhjen e udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah pas aventurës së rrezikshme dhe të llogaritur gabimisht që ai nisi në gusht 2006 – mësoni mësimin e së kaluarës në mënyrë që të mos bini në një skenar të rrezikshëm në gusht 2024”, paralajmëroi ai.

“Ai që luan me zjarrin mund të presë shkatërrim”, shtoi Gallant.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT