Çfarë ka ndodhur?! Shtëllunga të mëdha tymi mbulojnë autostradën Tiranë-Durrës, dyshohet se…

Një shpërthen i fuqishëm raportohet se ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë – Durrës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti, ku ka shpërthyer një autobot, ndërsa zona është mbuluar nga shtëllunga të mëdha tymi. Parapraksiht raportohet se i plagosur nga shpërthimi ka mbetur shoferi i autobotit që ndodhej brenda mjetit në momentin e ngjarjes. I lënduari është transportuar në spital, në gjendje të rëndë.
Detaje të mëtejshme priten nga policia, e cila ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Aktualisht raportohet se zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa rruga është bllokuar për arsye sigurie.