“Diskriminim për Shqipërinë”/ Sot luan për medaljen historike, FSHM reagon ashpër: Valiev u vodh në Olimpiadë

Në federatën shqiptare të mundjes janë shumë të zhgënjyer me arbitrat në Lojërat Olimpike.

Sipas FSHM Chermen Valiev, i cili sot do luajë ndeshjen për medaljen e bronztë, u eliminua padrejtësisht një ditë më parë në çerekfinale. Sipas federatës së mundjes është bërë një padrejtësi e madhe me qëllim për të favorizuar mundësin nga Uzbekistani në sekondat e fundit.

“Lojërat Olimpike Paris 2024, Në te cilat kemi hyrë në historinë e Mundjes Shqiptare me tre Sportist garues dhe gjithçka lidhet vetëm me një emër: Chermen Valiev. Janë padrejtësitë e mëdha, sepse të voglat mund të jenë të pambarimta.

Chermen Valiev në ndeshjen çerekfinale, në sekondat e fundit ka humbur me një vendim te padrejtë të gjyqtarisë, 6-5 në favor të mundësit nga Uzbekistani, ku ndeshja ishte tërësisht e dominuar nga Valiev, por pa mundur të marr fitoren e mohuar. Me kaq guxim të madh dhe kaq haptazi, dje vodhën finalen nga Sportisti jonë dhe ëndrrën tonë dhe të tij, për medaljen historike.

Ky diskriminim në këtë Event sportiv me rendësi kaq të madhe lë realisht për të dëshiruar. VJEDHJE!!!”-shkruhet në reagimin e FSHM-së.

Mundësi Chermen Valiev u eliminua një ditë më parë, por u rifut në garë për shkak të fazës së rikualifikimit në kategorinë 74 kilogramë, pasi mposhti 12-2 rusin Kadzimahamedau, i cili garon me flamur neutral.

Për rrjedhojë, mundësi nga çeçenia i cili përfaqëson Shqipërinë, do ketë edhe një ndeshje për medaljen e bronztë. Në rast se Valiev do fitojë kundër Victor Rasadin të Taxhikistanit sot në orën 18:00 atëherë do shkruante historinë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT