”Nënat e Srebrenicës” do kërkojnë tërheqjen e Nobelit për Handke

Shoqata boshnjake ”Nënat e Srebrenicës”, e cila u bë e famshme gjatë proçesit gjyqsor disa vjeçarë, që vetëm para disa muajsh dha vendimin se forcat paqërujtëse në Srebrenicë ishin pjesërisht përgjegjëse për masakrën e madhe, ka dënuar publikisht dhënien e çmimit Nobel për Letërsinë shkrimtarit austriak, Peter Handke, si një figurë që është akuuar të ketë mbështetur krimet e Slobodan Milosheviçit, Radovan Karaxhiçit dhe Ratko Mladiçit.

Në deklaratën e tyre, shoqata u shpreh se do të kërkonte zyrtarisht tërheqjen e këtij çmimi.

“Në emër të ‘Nënave të Srebrenicës’ do t’i dërgojmë një letër zyrtare komitetit të Nobelit për tërheqjen e çmimit për Peter Handke”, tha Munira Subashiç, presidente e shoqatës.

”Një njeri që ka mbrojtur kasaphanën e luftërave ballkanike nuk mund të marrë një mirënjohje të tillë”, theksoi ajo.

Handke, si një simpatizant i hapur i Milosheviçit është akuzuar, kryesisht nga boshnjakët se ka mohuar krimet e kryera nga serbët gjatë luftërave të viteve ’90 në ish-Jugosllavi.

Kritika të ashpra për austriakun u bënë edhe nga anëtari boshnjak i presidencës së vendit Shefik Xhaferoviç, i cili e konsideroi nderimin për Handke “skandaloz dhe të turpshëm”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT