Serbët kërkojnë dëbimin e këngëtarit që bëri xhestin e shqiponjës në programin serb

Këngëtari maqedonas Daniel Kajmakoski ka provokuar të gjithë serbët pasi gjatë xhirimit të një shfaqje argëtuese, të titulluar “Fytyra jote ‘tingëllon’ e famshme” (format i njohur ndërkombëtar i spektakleve të këngëve) në Beograd, duke bërë me duar para aparatëve fotografikë shqiponjën dy krenare.

Serbët nga ky gjest i tij ndjehen të zhgënjyer dhe të zemëruar me Kajmakoskin, pasi pikërisht në Serbi ai u bë i njohur, ku edhe fitoi versionin serb të shfaqjes ‘X Faktor’.

Duke treguar shqiponjën, të cilën disa e shohin si jo vetëm si simbol shqiptar, por edhe si simbol të “Shqipërisë së Madhe”, serbët besojnë se Kajmakoski është treguar mosmirënjohës.

Disa kërkojnë që ai të dëbohet dhe të mos lejohet më të hyjë në Serbi. Të tjerë thonë se ai e bëri këtë për të marrë votat e audiencës shqiptare.

Nga shtëpia prodhuese “Emocion”, e cila edhe është prodhuese e spektaklit “Fytyra jote tingëllon e njohur”, thonë se ata nuk mendojnë se Kajmakoski tregoi shqiponjën dhe se nuk ka asgjë të diskutueshme në këtë gjest të tij. Ata theksojnë se shfaqjet e tyre janë argëtuese dhe nëse do të mendonin se gjesti i tillë do të ishte ndonjë simbol apo mesazh politik, ata do të reagonin menjëherë.

Edhe anëtarët e jurisë e mbrojnë Kajmakoski. Ata thonë se ai është një djalë i jashtëzakonshëm dhe se nuk do e bënte kurrë një gjest të tillë me qëllim provokimi.

Edhe Kajmakoski gjithashtu është i tronditur nga reagimet ndaj tij nga serbët. Siç shkruan “Informer“, ai thjesht i tregoi kamerës lyerjen e thonjve teksa po maskohej si këngëtarja Taylor Swift.

“Unë i kërkoj falje gjithë Serbisë dhe banorëve të saj të cilën janë lënduar nga ky gjest i imi. Nuk ishte qëllimi im, unë rastësisht i kam bashkuar duart që dolën si simboli që tregonte se unë favorizoj ‘Shqipërinë e Madhe’, por unë e dua Serbinë, është vendi ku jam bërë i famshëm dhe kam shumë miq. Çdonjëri që më njeh e di se unë jam njeriu i fundit që e përkrah këtë projekt kriminal që rrezikon edhe Serbinë edhe Maqedoninë”, është përgjigjja e Kajmakoski.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT