Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Rrumbullaku: Janë arrestuar Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe! U ekstraduan sot nga Dubai

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka njoftuar se Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj janë arrestuar në Dubai.

Në një deklaratë, Rrumbullaku theksoi se arrestimet janë arritur falë një bashkëpunimi të ngushtë me SPAK dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Ai shtoi se këto arrestime janë rezultat i informacioneve dhe operacioneve të fshehta policore, që kanë mundësuar kapjen e dy eksponentëve të krimit të organizuar. Sa i takon Durim Bamit, drejtori i Policisë së Shtetit tha se nuk është ‘liruar, por ka një lehtësim të masës së sigurisë’. 

“Në një bashkëpunim të shkëlqyer me SPAK dhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, unë mund të bëj me dije se në kuadrin e informacione e operacioneve të fshehta policore, policia e shtetit ka bërë të mundur sot arrestimin e dy eksponentëve të krimit të organizuar, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj”, tha Rrumbullaku.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT