Rama mbyll pushimet! Kryeministri njofton mbledhjen e kabinetit qeveritar, ja kur do mbahet

Kryeministri Edi Rama duket se është gati të mbyllë pushimet dhe t’i rikthehet detyrës politike.
Mësohet se Rama do të mbledhë kabinetin qeveritar më datat 28-29 gusht në nisje të sesionit të ri parlamentar. Ndërkohë, ministrat janë njoftuar se duhet të kenë gati një analizë të punës dhe objektivave të dikastereve përkatëse.
Vendi se ku do të mbahet takimi ende nuk u është bërë me dije ministrave, por Himara mund të jetë një nga destinacionet e përzgjedhura nga kryeministri Rama për të “festuar” fitoren e 4 Gushtit.