“Do të garantojë sovranitetin energjetik të vendit”/ Rama publikon pamjet nga parku fotovoltaik në Fier

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar pamjet nga parku fotovoltaik në Fier.
Kreu i qeverisë e quan një “investim në buqetën e re të energjisë së gjelbërt, që do t’i shtohen dita-ditës fuqisë sonë prodhuese”.
Rama shprehet se do të garantojë sovranitetin energjitik të vendit dhe do të përmbushë objektivin strategjik që Shqipëria të jetë eksportuese neto e energjisë.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me një tjetër investim ndër një seri të tillësh në buqetën e re të energjisë së gjelbërt, që do t’i shtohen dita-ditës fuqisë sonë prodhuese, për të garantuar sovranitetin energjitik të vendit dhe përmbushur objektivin strategjik të #Shqipërisë2030🇦🇱 eksportuese neto e energjisë, ju uroj një ditë të bukur🫶”, shkruan kryeministri Rama.