“Vuçiçit s’i duhen prova nga Kosova për ta arrestuar Radojçiçin, ai po blen kohë para ndërkombëtarëve”

Kërkesa e Serbisë për bashkëpunim juridik me Kosovën kur në pyetje është sulmi terrorist i 24 shtatorit, sipas avokatit serb, Ivan Niniç, është vetëm sa presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të blejë kohë para ndërkombëtarëve.

“Vuçiç po blen kohë, sa për të thënë se po bën diçka”, tha ai në një intervistë për mediumin opozitar serb, Nova.rs.

Sipas avokatit serb në rast se Serbia do të kishte “vullnet dhe dëshirë të vërtetët”, Radojiçiç mund të ndiqej penalisht në bazë të provave që “shërbimet dhe policia serbe mund t’i kishin mbledhur edhe pa pjesëmarrjen e autoriteteve të Kosovës”.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se zyrtarët serbë kanë parashtruar kërkesë përmes kanaleve zyrtare autoriteteve kosovare për ndihmë juridike në rastin e sulmit terrorist të 24 shtatorit, përgjegjësin e të cilit e mori ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç.

Siç shpjegoi Hovenier në një intervistë për Radio Evropën e Lirë kjo kërkesë përfshinë bashkëpunimin reciprok juridik kur në pyetje janë provat që i posedon Kosova në atë mënyrë që Serbia ta ndjek penalisht kryeterroristin Radojiçiç.

Megjithatë Qeveria e Kosovës e refuzoi një ofertë të tillë, meqë sipas tyre, kërkesa e Serbisë është në kundërshtim me ligjin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në çështjet penale: “Vetëm organet gjyqësore të Kosovës kanë juridiksion të hetojnë dhe gjykojnë çështjet që pretendohet të jenë kryer brenda territorit të Kosovës”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT