Protesta për rrugën Thumanë-Kashar, qytetarit i bie të fikët

Teksa banorët e Thumanës kanë çarë kordonin e Policisë dhe kanë bllokuar autostradën, një protestuesi i ka rënë të fikët.

Kjo ka agravuar më tej situatën, ndërsa banorët nuk tërhiqen deri në plotësimimn e kërkesave të tyre.

Ata kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë gjithë natën, dhe po qe nevoja deri në mëngjes.

Nis protesta e 6 e banorëvë të Thumanës,me thirrjet ndaj autoriteteve për të patur akses në autostradën Thumanë-Kashar.

Të shumtë janë qytetarët, të cilët janë pjesëmarrës në këtë protestë të qetë, ndërsa herën e shkuar Policia përdori gaz lotsjellës dhe bote uji për të shpërndarë banorët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT