“Farë e fëlliqt”/ Presidentja Osmani u informua për rastin e pedofilisë, MESAZHET që paralajmëronin vrasjen e 80-vjeçarit

Sadri Sadriu ka mbetur i vrarë mbrëmë në fshatin Bibaj të Ferizajt, pasi zyrtari policor, Festim Ramadani, ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij, në oborrin e një salle dasmash. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovë, të cilët kanë konfirmuar edhe vetë-dorëzimin e këtij të fundit në Polici.
Behet e ditur se ‘motivi i vrasjes’ ishte ‘dhunimi i dy motrave të dorasit, Festim Ramadanit, nga ana e viktimës, Sadri Sadriu, kur ato ishin të mitura’.
Viktima Sadri Sadriu është xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu.
Për rastin, me sa bejne te ditur dhe mediat kosovare, ishte i informuar edhe bashkëshorti i Presidentes, Prindon Sadriu por edhe vetë Presidentja Vjosa Osmani.
Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani ishin futur edhe në një grup komunikimi në Facebook, ku familja Ramadani kishte rrëfyer gjitha pretendimet e tyre për viktimën Sadri Sadriu.
Nga disa komunikime që ka parë Nacionale ndërmjet familjarëve Sadriu – Ramadani, aty shihet se në ‘chat-in’ e komunikimeve, ishte edhe Prindon Sadriu si dhe Vjosa Osmani-Sadriu.
Një pjesë e komunikimit në grupin e Facebook, ku ishte edhe Prindon Sadriu dhe presidentja Osmani:
Media kosovare Nacionale posedon këtë korrespodencë komunikimesh, bashkë me dokumentet që rasti ishte paraqitur në organet kompetente në Preshevë.
‘Familjarët e autorit ishin të indinjuar që rasti nuk po trajtohej nga organet e drejtësisë’ duke aluduar në anashkalimin e tij ‘falë fuqisë politike të familjes Sadriu’.
Për të gjitha këto pretendime, Nacionale ka kontaktuar edhe Presidencën e Republikës së Kosovës, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.