Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Kurrë nuk kam qenë kaq e shkatërruar emocionalisht

Një incident i paprecedentë ka tronditur këngëtaren shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, gjatë një fluturimi me kompaninë gjermane të fluturimeve, Lufthansa.

E gjitha ndodhi në aeroportin e Mynihut, ku këngëtarja u përball me një trajtim të papranueshëm nga një agjent sigurimi i aeroportit, që e ndaloi atë të fluturonte vetëm sepse ajo foli shqip.

Ngjarja u bë publike nga vetë Rexha, e cila publikoi një video prekëse në InstaStory, ku shihej duke qarë me dënesë, duke shprehur shqetësimin e saj për mënyrën se si u trajtua për shkak të origjinës së saj shqiptare.

Sot Bebe Rexha ka treguar se është kontaktuar drejtpërdrejtë nga Lufthansa, por ajo nuk është e kënaqur me një “më fal” të thjeshtë.

Në një postim të fundit në Instagram, ajo shkroi: “Kurrë nuk kam qenë kaq e shkatërruar emocionalisht. @Lufthansa më ka kontaktuar direkt, por e shtyj të bëjnë një hetim të plotë për të zbuluar se kush është ky burrë që abuzon me pushtetin e tij. Një ‘më fal’ nuk do të mjaftojë këtë radhë.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT