VIDEO/ Çatia shkëputet dhe përfundon në mes të rrugës, gazetari nuk ndalet dhe raporton mes stuhisë

Për shumë mund të duket e lehtë, por për të qenë një gazetar i mirë nuk duhet thjesht një diplomë me nota të mira dhe aftësi të shkëlqyera në shkrim e artikulim. Gazetaria kërkon guxim dhe gatishmëri për të rrezikuar. Në një botë ku informacioni shpërndahet me shpejtësinë e erës dhe ku sfidat janë gjithmonë të pranishme, gazetarëve u duhet të përballen me një sërë vështirësish.

Je i sëmurë, ke probleme familjare, është stuhi apo të “përvëlon” dielli, këto nuk kanë rëndësi, gazetarit i duhet të jetë gjithmonë aty për të raportuar dhe për t’i përcjellë qytetarëve atë çfarë është duke ndodhur në ato momente.

E këtë e ka vërtetuar më së miri së fundmi gazetari Xhensil Shkëmbi, të cilit i është dashur të përballet këtë të diel me një situatë aspak të lehtë.

Ai ka raportuar në kushte tejet të vështira. Teksa çatia e një ndërtesë është shkëputur dhe ka përfunduar në mes të rrugës e shiu i furishëm bie pa ndalim, Xhensili është aty, në krye të detyrës duke bërë atë që di më së miri dhe ka pasion, të bëjë gazetari!

“Nëqoftëse e pyesni veten se çfarë duhet të bësh që të jesh gazetar, në mes të stuhisë, kur edhe çatia shkëputet nga vendi t’i je duke raportuar”, dëgjohet teksa thotë Xhensili në video.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT