Tjetër ngjarje e rëndë! Një person gjendet i vdekur në me të rrugës në Memaliaj, prej disa ditësh…

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në vend, teksa një person ka humbur jetën në Memaliaj.

Mësohet se një 70-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Zhapokike 2, në rrugë. Ai është pikasur nga disa kalimtarë të rastit, të cilët më pas kanë njoftuar dhe policinë.

Viktima është identifikuar si 70-vjeçari Faik H., i cili prej disa ditësh kishte humbur kontaktet me familjen.

Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po heton rastin nëse është aksident, vdekje natyrale apo vrasje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT