“Më fal baba! Po bëj diçka që…”/ Çfarë shkruhej në letrën e amerikanit që vrau gruan dhe qentë e tij në Tiranë

Një krim i denjë për skenarin e një filmi horror ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Shtetasi amerikan Matthew James Wertz, i cili punonte si pedagog në Shqipëri ka mbytur me litar gruan e tij, dy qentë e në fund veten.

Policia fillimisht  ka gjetur të vetëvarur amerikanin 55-vjeçar tek dera kryesore, e më pas kanë thirrur ekspertin dhe kur janë futur brenda në banesë kanë parë të mbytur edhe gruan e tij indonesiane Lilis Sartika Saragih, si edhe dy qentë. Sipas policisë edhe ata rezultojnë të jenë mbytur sot.

Në shtëpi Wertz-it i është gjetur një letër ku ai i drejtohej të atit:

“Më fal baba! Po bëj diçka për të cilën do më gjykoni, po i jap fund jetës së njerëzve më të dashur”.

Gjithashtu mësohet se në telefonin e tij është gjetur një mesazh ku lajmëronte drejtorin e shkollës ku punonte se nuk do të shkonte në punë, pasi nuk ndihej mirë. Sipas infromacioneve ai nuk ka zënka apo probleme të raportuara në polici me gruan e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT