Pse u vranë dy të rinjtë në Velipojë? Zbardhet dëshmia e kamarierit: Dy vëllezërit Frroku nxorrën armën…

Është zbardhur dëshmia e kamerierit të hotel “Holiday’ në plazhin e Velipojës, ku mbrëmjen e djeshme u vranë dy të rinjtë Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha.

26-vjeçari Zyber Zgrad ka treguar se fillimisht vëllezërit Edmir dhe Gëzim Frroku janë konfliktuar fizikisht me dy viktimat, e më pas ata kanë marrë armën dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre. Ai ka pohuar se ka pasur konflikt në datën 28 qershor ku ka qenë i përfshirë Ersild Ishmi. Ky i fundit kanosi me armë kuzhinierin e hotelit

“Fillimisht persanat janë konfliktuar me sende të forta dhe më pas dy vëllezërit Frroku kanë marrë armën e kanë qëlluar në drejtim të Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës.”-, ka thënë 26-vjeçari.

Vetë i riu është plagosur gjatë konfliktit dhe është paraqitur për të marrë mjekim, në spitalin rajonal të Lezhës. Ai është dëmtuar lehtë në këmbë, me armë zjarri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT