“Cënoi partneritetin”/ Ambasadori i SHBA në Kosovë “shpërthen” kundër Kurtit: Po vepron në mënyrë…

Pavarësisht veprimeve të njëanshme të qeverisë së Albin Kurtin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të jetë mbështetësi kryesor i zhvillimit të Kosovës. Këtë të mërkurë Presidentja Vjosa Osmani nënshkroi amendamentin për grantin e 4-të me vlerë 34.5 milionë dollarë që është parashikuar si ndihmë e qeverisë Amerikane për të ndihmuar Kosovën me objektivat e saj zhvillimore.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, Ambasadori Amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier deklaroi se Washingtoni po bën gjithçka për të ndihmuar në zhvillimin e Kosovës, por ajo cfarë po merr mbrapsht janë sjelljet e qeverisë Kurti që vepron në mënyrë të njëanshme duke dëmtuar këtë partneritet.
“Populli Amerikan është krenar dhe i nderuar që po ndihmon Kosovën. Ju keni parë mediat që flasin për dallim në qëndrimet mes Qeverisë Amerikane se bashku me aleatët perëndimor dhe Qeverisë së Albin Kurtit. Siç e thashë javën e shkuar ne një interviste javësh e shkuar ne po përballemi me sfida te caktuara me qeverinë aktuale te Kosovës dhe këto sfida kane ndikuar ne cilësinë e partneritetit tonë.
Siç e tha dhe zëdhënësi i DASH ne nisje te këtij muaji, ne shpresojmë se Qeveria e Kosovës do ti kthehet angazhimit në bisedime të ngushta me Shtetet e Bashkuara te Amerikës, Bashkimin Europian, NATO-n dhe partnerë të tjerë perëndimor të Kosovës.”– tha ai.