Shkrimtarët serbë: Handke s’duhej ta fitonte Nobelin, ai është dështim total

Ndarja e Nobelit për një ‘adhurues’ të kriminelit serb Slobodan Milosevic, Peter Handke, ka nxitur reagime të shumëta. Së fundi, edhe shkrimtarët serb po thonë se ky i fundit është naiv dhe jo mirë i informuar sa i përket Jugosllavisë, shkruan Gazeta Metro.
Filip David, një prej shkrimtarëve më të famshëm të Beogradit, e ka të vështirë të thotë gjë për kolegun e tij austriak, ai thotë se është i zhgënjyer kur përmendet emri i austriakut.
“Kundër nesh që kemi qenë kundër politikës së Millosheviç, ai këtë politikë e ka përkrahur. Kjo ka qenë një politikë e kobshme dhe e dëmshme për Serbinë, një politikë nacionaliste. Ka qenë në varrimin e Millosheviç dhe dikur ka shkruar një pamflet ku ai sqaronte se si ishin të lumtur pensionistët që kishin nga një markë pensionet dhe se si krijohej empati nga shitësit dhe blerësit e karburantit me bidona. Lavdëronte një diçka që për ne nënkuptonte varfëri totale”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, Novica Millic ka qenë prej vitesh profesor i letërsisë botërore në universitet.
E kujton një nga takimet e tij në qendër të Prishtinës pak vite para luftës, pasi Handke botohej nga shtëpitë botuese të serbëve të Kosovës. Milliç e quan si shkrimtarin më të mirë të botës që meriton çmimin, megjithatë:
“Unë i kam thënë kur kam patur rastin atij. Handke del të jetë naiv, jo shumë i informuar dhe ka patur vlerësime të gabuara edhe për Millosheviçin dhe për rënien e Jugosllavisë. Ai është vetëm një rast tjetër i një shkrimtari të mrekullueshëm që është dështim total politik. Ka pasur raste dhe më parë dhe nuk më befason për Handken”, tha ai.
Kujtojmë se autori austriak u nderua dje me çmimin Nobel për letërsi, gjë që ngjalli reagime të shumëta pasi që ai njihet si një përkrahes i ‘kasapit’ të Ballkanit, Milosevic./gazetametro.net